Womans Project, Fuqizojme familjen nepermjet gruas organizuan sot disa takime me gra e vajza dhe femije prane ambjenteve te famullise Motrat e Krishtit Mbret, Qafhardhi ku :

Target grupi Prinder te Rinj organizoi temen

Zhvillimi emocinal dhe social ne femijerine e hershme.

Zhvillimi social i referohet zhvillimit te aftesive sociale dhe pjekurise emocionale te cilat jane te nevojshme per te krijuar marredhenie me te tjeret dhe per tu pershtatur ne situata te ndryshme sociale.
Prinderit jane burimi kryesor i perkrahjes emocionale dhe sociale te femijeve gjate viteve te para te jetes, por ne vitet e mevonshme moshataret fillojne te kene nje rol mjaft te rendesishem ne jeten e tyre.
Sjelljet agresive dhe frustacioni- me zhvillimin e femijes duhet te fitohet edhe aftesia per te kontrolluar emocionet e tyre, prandaj roli i prindit dhe ose kujdestarit eshte shume i rendesishem gjate kesaj faze ne menyre qe te pervetesohet sa me mire kjo aftesi.
Socializimi gjithashtu luan nje rol mjaft te rendesishem ne kontributin e pjekurise emocionale tek femijet.
Prandaj keshillat praktike u fokusuan mbi momentin kur femijet shkojne ne kopesht dhe ne kapercimin e problematikave qe shfaqin femijet dhe prinderit ne kete faze.

Target Grupi Pasdite me grate “Me shume dashuri per veten” ne Modulin e trete u diskutua per temen : “Dhuna, dedhmitaret e dhunes, format e dhunes, kush e ben ate?”
Nder tema te rendesishme te ketij moduli tema e dhunes eshte ajo e cila me se shumti gjen edhe veshtiresi per tu diskutuar per tu perballur.
Kjo teme, e cila perket cdo grupmoshe por edhe familje ka rendesine e saj te madhe duke qene se sjell problematika te cilat cdo individ mund ti mbaje me vete gjate ne jete.
Diskutimi mbi kete teme mbi te gjitha ben qe te thyhen disa mure e te pranohet se pari qe pastaj te jete me e lehte puna ne kete drejtim.

Kategoria Femije zhvilloi temen :

Ndjenjat dhe mendimet e te vegjelve shpesh here zbulohen me mire permes piktures, ngjyrave formave etj.
Duke qene keshtu, per femijet e moshave 2-3-4-5-6 eshte shume me e thjeshte te komunikosh permes piktures.
Perdorimi i ngjyrave per ta mbushur ose jo pikturen po ashtu vlen shume per terapistin, mesuesin, prindin per te kuptuar boten e brendshme te momentit qe femija ka.
Permes piktures femijet e kane me te lehte po ashtu te percjellin edhe mesazhe, emocione, trauma, tronditje, depresion etj

47342878_1470657816411974_8723148714991943680_o

47363156_1470658083078614_5170894917894930432_o

47485816_1470657919745297_1476758126010040320_o

 

top