Kush ishte Adolph Kolping?

Prifti, reformisti social, publicisti, udhëheqësi shpirtëror dhe “babai” i zejtarëve – të gjitha këta aktivitete karakterizojnë Adolph Kolping-un.

Adolph Kolping u lind më 8 dhjetor 1813 afër Kölnit dhe u rrit në kushte të varfra. Pas një periudhe të shkurtër shkollore ai u bë shegert pranë një këpucëri. Pasi punoi për dhjetë vite me rradhë në këtë profesion, ai hodhi një hap sa të vështirë aq edhe të rëndësishëm në jetën e tij, ai vendosi të bëhej prift.

Pas ndjekjes së gjimnazit dhe përfundimit të studimeve të teologjisë ai shugurohet prift në Köln më 13 prill 1845.

Gjatë punës së tij si prift ai u ndesh me mjerimin e punëtorëve në periudhën e ndryshimeve shoqërore që industrializimi po sillte. Në atë kohë ai bëhet udhëheqës shpirtëror i një organizate zejtarësh, dhe gjen tek ky bashkim një mjet të përshtatshëm për të përballuar problemet sociale.

Në Köln Kolping krijon të parën Shoqatë Katolike të Zejtarëve, çfarë është edhe paraardhësja e Familjeve Kolping të sotme.  Karakteristikë e veprës së tij u bë vetë ndihma dhe ndryshimi i shoqërisë nëpërmjet ndryshimit të njeriut dhe në një kohë shumë të shkurtër idea e tij e ndihmës për veten dhe shoqërinë u përhap përtej kufijve të Europës.

Kolping ndërroi jetë në Köln më 4 dhjetor 1865.

Më 27 tetor 1991 ai u lumturua nga Papa Gjon Pali II.

Vepra e tij vazhdon të vihet sot në jetë në më shumë se 60 vende të botës.

Shopping cart

close